Në ndërtim
Rikonstruksioni i Hotel Dajtit, Tirane | Hotel Dajti | 2018
Puna për rikonstruksionin e godinës së Hotel Dajtit do të nisë së shpejti, ndërsa Banka e Shqipërisë ka publikuar foto sesi do të jetë imazhi i kësaj godinë embleme për kryeqytetin. E ndërsa punimet do të zgjasin 3 vjet, asnjë detaj nuk bëhet publik nga Banka e Shqipërisë për kontratën dhe zbatuesin e projektit.
Banka e Shqipërisë prej disa ditësh ka filluar nga puna për rikonstruksionin e godinës së Hotel Dajtit. E gjithë hapësira e kësaj prone është rrethuar për të pritur fillimin e punimeve, ndërsa Banka e Shqipërisë ka publikuar disa foto të projektit që pritet të zbatohet duke u shprehur se së shpejti do të nisin edhe punimet.
Sipas sqarimit zyrtar Banka bën me dije se këto punime do të realizohen në vijim të vendimit të vitit 2015 të Këshillit Mbikëqyrës, nëpërmjet një kontrate me kohëzgjatje deri në 3 vjet. Por Banka e Shqipërisë nuk ka bërë të ditur asnjë detaj lidhur me tenderin, kontratën e nënshkruar për këtë proces punimesh apo edhe se nga kush do të zbatohet projekti për rikonstruksion. Është parashikuar se rikonstruksioni i godinës do të kryehet në përputhje me idetë fillestare të arkitektit i cili e ndërtoi atë në vitet `30 Gherardo Bosio, një fiorentinas dhe i dizenjuar prej Gio Ponti i konsideruar si babi i dizajnit modern evropian.
Hotel Dajti, një prej godinave emblemë e me vlera të veçanta historike që apo mbart u ble nga Banka e Shqipërisë 5 vjet më parë si një pronë e paluajtshme shtetërore me një fond 40 mld lekësh, kur ky institucion drejtohej nga ish- Guvernatori Ardian Fullani. Godina do të vihet në dispozicion të Bankës së Shqipërisë për nevojat e evidentuara në rritje në vite, zgjerim të ambienteve, në përmbushje, citon banka, të detyrimeve të saj për përafrimin e kushteve të punës. Banka e Shqipërisë zotëron dy prej godinave më të spikatura të kryeqytetit atë aktuale ku ndodhet banka, dhe Hotel Dajtin.
Me shume projekte ne Shqiperi
![Objekt Polifunksional 4, 6dhe 8 Kate me 2 kate Parkim Nentoke, ne Rrugen Dhimiter Shuteriqi Objekt Polifunksional 4, 6dhe 8 Kate me 2 kate Parkim Nentoke, ne Rrugen Dhimiter Shuteriqi](images/otherProjects/Objekt Polifunksional 4, 6dhe 8 Kate me 2 kate Parkim Nentoke, ne Rrugen Dhimiter Shuteriqi.jpg)
Objekt Polifunksional 4, 6dhe 8 Kate me 2 kate Parkim Nentoke, ne Rrugen Dhimiter Shuteriqi
![Projekti Bazaar Gate (27 kate), Rruga Luigj Gurakuqi, Pazari i Ri, Tirane Projekti Bazaar Gate (27 kate), Rruga Luigj Gurakuqi, Pazari i Ri, Tirane](images/otherProjects/Projekti Bazaar Gate, Rruga Luigj Gurakuqi, Pazari i Ri, Tirane.jpg)
Projekti Bazaar Gate (27 kate), Rruga Luigj Gurakuqi, Pazari i Ri, Tirane
![Projekti Tirana Boulevard (25 kate), Bulevardi i ri, Tirane Projekti Tirana Boulevard (25 kate), Bulevardi i ri, Tirane](images/otherProjects/Projekti Tirana Boulevard, Bulevardi i ri, Tirane.jpg)
Projekti Tirana Boulevard (25 kate), Bulevardi i ri, Tirane
![Projekti Barcelona Tower (54 Kate), Rruga Ibrahim Rugova, Tirane Projekti Barcelona Tower (54 Kate), Rruga Ibrahim Rugova, Tirane](images/otherProjects/Projekti Barcelona Tower (54 Kate), Rruga Ibrahim Rugova, Tirane.jpg)
Projekti Barcelona Tower (54 Kate), Rruga Ibrahim Rugova, Tirane
![Projekti Lana Riverside Residences (56 kate), Bulevardi Gjergj Fishta, Tirane Projekti Lana Riverside Residences (56 kate), Bulevardi Gjergj Fishta, Tirane](images/otherProjects/Projekti Lana Riverside Residences, Bulevardi Gjergj Fishta, Tirane.jpg)
Projekti Lana Riverside Residences (56 kate), Bulevardi Gjergj Fishta, Tirane
![Projekti Bofill Tower (58 kate), Rruga e Kavajes, Tirane Projekti Bofill Tower (58 kate), Rruga e Kavajes, Tirane](images/otherProjects/Projekti Bofill Tower (58 kate), Rruga e Kavajes, Tirane.jpg)
Projekti Bofill Tower (58 kate), Rruga e Kavajes, Tirane
![Godine banimi dhe Sherbimi 5 dhe 9 kate, me 2 kate parkim nentoke ne rrugen Jordan Misja, Bulevardi i Ri, Tirane Godine banimi dhe Sherbimi 5 dhe 9 kate, me 2 kate parkim nentoke ne rrugen Jordan Misja, Bulevardi i Ri, Tirane](images/otherProjects/Godine banimi dhe Sherbimi 5 dhe 9 kate, me 2 kate parkim nentoke ne rrugen Jordan Misja, Bulevardi i Ri, Tirane.jpg)
Godine banimi dhe Sherbimi 5 dhe 9 kate, me 2 kate parkim nentoke ne rrugen Jordan Misja, Bulevardi i Ri, Tirane
![Godine banimi dhe sherbimesh me 7, 8, 9 kate mbitoke me 1 kat parkim nentoke ne rrugen Jordan Misja, Tirane Godine banimi dhe sherbimesh me 7, 8, 9 kate mbitoke me 1 kat parkim nentoke ne rrugen Jordan Misja, Tirane](images/otherProjects/Godine banimi dhe sherbimesh me 7, 8, 9 kate mbitoke me 1 kat parkim nentoke ne rrugen Jordan Misja, Tirane.jpg)
Godine banimi dhe sherbimesh me 7, 8, 9 kate mbitoke me 1 kat parkim nentoke ne rrugen Jordan Misja, Tirane
![Godine banimi 1-9 Kate me 2 Kate Parkim nentoke ne Paskuqan, Kamez Godine banimi 1-9 Kate me 2 Kate Parkim nentoke ne Paskuqan, Kamez](images/otherProjects/Godine banimi 1-9 Kate me 2 Kate Parkim nentoke ne Paskuqan, Kamez.jpg)